​E nokautoi kundërshtarin, pastaj mori goditjen më të tmerrshme nga xhaxhai (Video)

Jose Uzcategui është shpallur kampion botë në kategorinë gjysmë të mesme, pasi me nokaut ka mposhtur boksierin Andre Dirrel.

Boksieri Jose Uzcategui ka mposhtur me nokaut Andre Dirrel, por pastaj e ka pësuar shumë keq nga xhaxhai i Dirrel, Leon Lawson.

Kjo pasi ai është goditur në mënyrë tinëzare, deri sa ishte duke qëndruar afër tij pa asnjë paralajmërim.

Lawson menjëherë është arrestuar nga policia për sulm, ku është shkaktuar edhe një tollovi e madhe.

Fatmirësisht, Uzcategui ka pësuar pa marrë ndonjë lëndim të rëndë, edhe pse goditja ishte e jashtëzakonshme. /Express/

 

SHPËRNDAJE