​Iniesta gëzon Barcelonën para ndeshjes me Atleticon

Andres Iniesta ka gëzuar Barcelonë vetëm disa ditë para ndeshjes me Atletico Madridin, e cila do të zhvillohet në kuadër të La Ligas

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde ka marrë një lajm shumë të mirë, vetëm dy ditë para ndeshjes me Atletico Madridin.

Kjo pasi mesfushori Andres Iniesta është shëruar plotësisht nga lëndimi dhe është i gatshëm për të luajtur.

Iniesta nuk ishte ftuar as nga Kombëtarja e Spanjës për dy ndeshjet e fundit të kualifikimeve për Kupën e Botës. /Express/

SHPËRNDAJE