​Kolona të gjata në rrugën Prishtinë-Mitrovicë

Rruga magjistrale Prishtinë -Mitrovicë vazhdon të jetë e bllokuar nga kolonat e gjata.

Kolonat e gjata zakonisht krijohen rreth mbrëmjes, kryesisht për shkak të të ashtuquajturit “fyt i ngushtë” në hyrje të Vushtrrisë.

Qytetarët vazhdojnë të ankohen gati çdo ditë për pritje të gjatë në këtë rrugës.

“Nëse dikush po planifikon me u nisë për Mitrovicë, ndryshoni planet!”, ka shkruar sonte gazetari, Gëzim Bimbashi, i cili edhe i ka publikuar këto fotografi.

SHPËRNDAJE