​Merkel do të vizitojë Macron këtë muaj në rezidencën e tij

German Chancellor Angela Merkel (R) and French President Emmanuel Macron leave the Elysee Palace in Paris on July 13, 2017, after an annual Franco-German Summit. / AFP PHOTO / Patrick KOVARIK (Photo credit should read PATRICK KOVARIK/AFP/Getty Images)

Kancelarja gjermane Angela Merkel planifikon të vizitojë presidentin francez Emmanuel Macron në rezidencën e tij verore në Mesdhe rreth datës 20 gusht, tha një diplomat evropian sot për Reuters.

Takimi midis Macron dhe Merkel vjen pas arritjes së marrëveshje historike për Bashkimin Evropian, nën të cilin aleanca do të marrë hua për rimëkëmbjen ekonomike nga kriza e koronës, dhe është një tjetër shenjë e bashkëpunimit të rifreskuar franko-gjerman.

Disa diplomatë evropianë tregojnë se marrëdhëniet e ringjallura midis dy liderëve më të fuqishëm evropianë do të sjellin impuls të ri në pikat e tjera të polemikës në BE, siç është çështja e taksave digjitale ose doganave amerikane.

Macron priti vetëm disa mysafirë të shquar në rezidencën e tij presidenciale në jug të Francës.

Por të tjerët po pyesin nëse mund të arrihet shumë kur afrohet përfundimi i mandatit të kancelares gjermane vitin e ardhshëm.

Macron priti vetëm disa mysafirë të shquar në rezidencën e tij presidenciale në Fort de Bregancon në jug të Francës, duke përfshirë presidentin rus Vladimir Putin dhe ish-kryeministren britanike Theresa May.

SHPËRNDAJE