​Ministrja në Zelandë të Re shkon me biçikletë në spital për të lindur

Ministrja e Zelandës së Re ka udhëtuar në spital për të lindur fëmijën e saj të parë në javën e 42 –të me biçikletë.

Julie Genter nga Partisë r Gjelbër shkoi me biçikletë për të lindur r për shkak se “nuk kishte hapësirë të mjaftueshme në veturë”.

Ajo ka postuar fotografi në Instagram të saj dhe partnerit të saj duke shijuar udhëtimin “e bukur të dielën në mëngjes”.

Në qershor, kryeministri Jacnda Ardern u bë udhëheqësi i dytë botëror për lindjen në detyrë. Të dyja, ajo dhe zonja Genter lindën në spitalin publik të qytetit Auckland.

Genter, 38 vjeç, gjithashtu ministre e transportit e asociuar e vendit, është një avokate e njohur dhe e pasionuar pas çiklizmit.

“Kjo është ajo, na uroni fat!” ajo i shkroi përkrahësve të saj, duke shtuar: “Partneri im dhe unë vazhduam në biçikleta për shkak se nuk kishte hapësirë të mjaftueshme në makinë për ekuipazhin mbështetës … por më bëri gjithashtu në humor më të mirë!”

SHPËRNDAJE