​Ndërpritet seanca e Kuvendit, demarkacioni votohet sot në orën 11:00

Pas më shumë se 8 orësh, në Kuvendin e Kosovës ka përfunduar debati mes deputetëve për Marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi.

Seanca është ndërprerë, për të vazhduar të mërkurën (sot), në orën 11, kur do të votohet Projektligji për demarkacionin.

Votimi i marrëveshjes së demarkacionit mes Kosovës dhe Malit të Zi, ndonëse pritej, nuk ka ndodhur gjatë seancës së zhvilluar të martën.

Nga ora 16 e së martës, deri pak para orës 1 të së mërkurës, deputetët vetëm kanë debatuar.

Debatin e ka përmbyllur kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, duke u bërë thirrje të gjithë deputetëve që ta votojnë demarkacionin.

Ai u ka kujtuar atyre se mund të bëhet korrigjimi i demarkacionit nga një komision i përbashkët Kosovë-Mal i Zi, nëse del që ka pasur gabime.

Votimi i Demarkacionit do të bëhet të mërkurën, nga ora 11:00.

Për vazhdimin e seancës, më 21 mars, në orën 11, janë pajtuar shumica e grupeve parlamentare./Express/

SHPËRNDAJE