​Shkencëtarët kanë zbuluar një model të mundshëm për përhapjen e koronavirusit të ri midis njerëzve

Analiza gjenetike e mostrave të më shumë se 7500 personave të infektuar me Covid-19 sugjeron që koronavirusi i ri u përhap me shpejtësi në të gjithë botën në fund të vitit të kaluar dhe po përshtatet me njerëzit, thanë sot shkencëtarët.

Shkencëtarët pranë University College London Genetic Institute (UCL) kanë gjetur afro 200 mutacione gjenetike të koronavirusit të ri që janë rregullisht të përsëritura. Sipas mendimit të tyre, kjo tregon një model të mundshëm të zhvillimit dhe përhapjes së tij te njerëzit.

Francois Balloux, një nga drejtuesit e hulumtimit në UCL, shpjegon se rezultatet kanë treguar se një pjesë e madhe e diversitetit gjenetik global të virusit SARS-CoV-2 mund të gjenden në të gjitha vendet e prekura rëndë nga pandemia.

“Të gjitha viruset kanë pësuar mutacione. Mutacionet në vetvete nuk janë asgjë e gabuar dhe nuk ka asgjë për të sugjeruar që SARS-CoV-2 po pëson mutacion më shpejt ose më ngadalë se sa pritej. Tani për tani, ne nuk mund të themi se koronavirusi i ri po bëhet pak a shumë vdekjeprurës dhe infektues”, tha Balloux.

Ekipi i tij ka ekzaminuar gjenomin e më shumë se 7500 viruseve nga pacientët e infektuar në të gjithë botën, dhe rezultatet konfirmojnë se virusi u shfaq në fund të 2019 dhe më pas u përhap me shpejtësi në të gjithë botën, por pa mund të përcaktojë saktë pikën e burimit.

Balloux tha se 198 mutacione gjenetike ose ndryshime kanë ndodhur më shumë se një herë dhe kjo mund të ndihmojë në përcaktimin se si adaptohet virusi, por gjithashtu të zhvillohen ilaçe dhe vaksina.

“Sfida kryesore për të mposhtur virusin është që pasi virusi të ketë pësuar mutacione, vaksina ose ilaçi nuk mund të jetë më efektiv. Nëse përqendrohemi në pjesë të virusit që janë më pak të prirë për mutacion, ne kemi një shans më të mirë për të zhvilluar ilaçe që do të jenë efektive në planin afatgjatë”, tha Balloux .

Sipas informacionit të fundit, 3.68 milionë njerëz aktualisht janë të infektuar me virus në të gjithë botën dhe mbi 257,000 kanë vdekur. Infeksioni është raportuar në më shumë se 210 vende dhe territore që nga shpërthimi i parë në Kinë, në dhjetor 2019.

SHPËRNDAJE