​Thaçi: Kosova nuk ka pasur asnjëherë kryeministër më të dobët se Albin Kurti

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka numëruar dështimet e kryeministrit në detyrë Albin Kurti gjatë qeverisjes së tij të deritanishme.

Në emisionin Debat Plus të TV Dukagjini, i pari vendit tha se Kosova nuk ka pasur asnjëherë kryeministër më të dobët dhe më të papërgatitur për të udhëhequr vendin.

“Një kryeministër që asnjë ligj nuk e ka proceduar në Kuvend, çka po pret prej tij? Çka ka bërë për biznesin e vogël, investuesit ndërkombëtarë? Ka larguar EMS, ka larguar kompaninë për të investuar në TC Kosova e Re. Ministri i tij thotë se kemi ulur papunësinë në kohë pandemie. Kjo është qesharake”, është shprehur Thaçi.

“Të them të drejtën nuk kam parë kryeministër më të dobët se ky. Më të dobët e më të papërgujeshëm se ky nuk ka parë vendi prej sa vitesh, ka marrë thu në tepih dhe u shkarku. Kryeministër më të dobët, më të paaftë, më të papërgatitur për ta udhëheq këtë zyrë nuk ka patur që nga viti 2000”.

SHPËRNDAJE