​Zhdukja e një personi në sulmet e 11 shtatorit, mbetet sekret i çuditshëm

Dy ndërtesa, dy aeroplanë dhe mijëra njerëz të vdekur. Këto janë gjërat e para që njerëzit i sjellin në mend kur i përmendim 11 shtatorin 2001. Megjithatë, një zhdukje fsheh sekretet shumë më të mëdha.

Mjekja Sneha Anne Philip për herë të fundit është parë një ditë para sulmeve terroriste mbi Qendrën tregtare botërore në Nju Jork.

Pasi ajo jetonte në afërsi të kullave binjake dhe ishte mjeke në spitalin e afërt, familja e saj beson se edhe ajo ka vdekur në sulm edhe pse trupi i saj nuk është gjetur.(Kliko mbi reklamë dhe shiko pamjen e plotë ⤵⤵⤵)

E lindur në Indi, Sneha u rrit në Nju Jork, studioi në Çikago ku është njohur me bashkëshortin e saj të ardhshëm Ron Liberman.

Lieberman më vonë ka shpjeguar se ditën kur bashkëshortja e tij ishte zhdukur, ai ishte i lirë dhe kamerat e sigurisë e kishin xhiruar Sneha në natën e 10 shtatorit.  Ron u kthye nga spitali pas mesnate, por gruaja e tij nuk ishte.

Ai lajmëroi zhdukjen e saj në polici, por Sneha Anne ishte njëra ndër mijëra amerikanë të zhdukur në sulmin terrorist.

Zhdukja e saj ishte e vetmja që nuk është lidhur direkt me sulmet terroriste.

Liberman kuptoi se policia nuk po  ndihmon mjaftueshëm dhe kërkoi shërbimet e detektivit privat. Ai punësoi ish-agjentin e FBI-së Ken Galant, pas të cilave ata të dy nisën hetimet private për të zbuluar fatin e mjekes së re.

Kamerat e vëzhgimit kishin xhiruar gruan se si hyn në ndërtesën ku banonte dhe të dilte pas disa minutave. Familja pohon se ngjason shumë me vajzën e tyre të zhdukur, por Liberman nuk mundi të thotë me siguri se bëhet fjalë për gruan e tij.

Liberman dhe Galant më vonë konkluduan se Sneha u ka dalë në ndihmë personave të sulmuar dhe se ka vdekur gjatë shembjes së kullave binjake.

Policia për një kohë të gjatë nuk ka arritur të hetojë zhdukjen e saj, por më vonë përmendën disa fakte të pazakonshme, të cilat hodhën dritë të re mbi fatin e mjekes.

Më herët, gjatë vitit, spitali në të cilin ajo punonte, e kishte lajmëruar se nuk do t’i vazhdonte më kontratën për shkak të problemeve me alkool.

Jo shumë kohë pas ndërprerjes së punës në këtë spital, kishte gjetur një punë tjetër ku vazhdoi me të vjetrën.  Ajo serish kishte probleme me alkool dhe gjatë kësaj kohe nisi të dalë nëpër bare ku frekuentonin homoseksualët dhe shpesh atje ishte parë në shoqëri të femrave që takonte, sipas fjalëve të njerëzve nga policia.

Familja akuzoi policinë për spekulime, pasi vajza e tyre asnjëherë nuk kishte probleme me alkool, por ishte larguar nga puna pasi “ishte ankuar ndaj politikës raciste të spitalit”.  Pasuan vitet e procesit gjyqësor dhe gjithçka erdhi në përfundim nga gjykata e apelit, sipas së cilës Philip kishte vdekur derisa po ndihmonte viktimat e 11 shtatorit.

Në fund të janarit 2008, edhe zyrtarisht ajo është viktima e 2.751-të e sulmeve terroriste.

Emri i saj sot përmendet në përmendoren e ngritur në themelet e ish-dikur kullave binjake.Mbetjet e saja mortore nuk janë gjetur asnjëherë.


SHPËRNDAJE