10 thënie nga Albert Einstein

1. Problemi i sotëm nuk është energjia bërthamore, por zemra e njeriut.

2. Bota që kemi krijuar është një produkt i mendimit tonë. Nuk mund të ndryshojmë botën pa ndryshuar mendimin.

3. Njerëzit janë si biçikletat: arrijnë ta mbajnë ekuilibrin vetëm nëse janë në lëvizje.

4. Çdokush është një gjeni. Por nëse peshku gjykohet nga aftësia e tij për t’u ngjitur në pemë, ai do të kalojë gjithë jetën duke menduar se është budalla.

5. Dy gjëra janë të pafundme: universi dhe marrëzia njerëzore, por në lidhje me universin nuk jam akoma krejt i sigurt.

6. Logjika do t’ju çojë nga pika A tek pika B. Imagjinata do t’ju çojë kudo.

7. Bota është një vend i rrezikshëm, jo dhe aq prej atyre që bëjnë keq, sa prej atyre që shohin e s’bëjnë asgjë.

8. Ka një forcë shtytëse më të madhe se avulli, se elektriciteti dhe se energjia bërthamore, është vullneti.

9. Është një gabim që bëhet shpesh: të vlerësuarit e gjërave bazuar në koston e tyre.

10. Gjëja më e rëndësishme në jetë është të sigurohesh që gjëja më e rëndësishme të mbetet e tillë.

SHPËRNDAJE