104 persona dënohen me burg të përjetshëm në Turqi

Një gjykatë turke në Izmir dënoi 104 persona me burg të përjetshëm, për shkak të pjesëmarrjes në grusht-shtetin e dështuar të vitit 2016, shkruajnë mediat turke.

Gjykata dënoi edhe 21 persona me nga 20 vjet burg për shkak të fyerjes së presidentit Recep Tayyip Erdogan dhe 31 persona me 10.5 vjet burg për anëtarësim në organizatën terroriste FETO.

Qeveria turke për grusht-shtetin e dështuar akuzon imamin Fetulah Gulen, i cili jeton në SHBA. Ai ka hedhur poshtë akuzat e Ankarasë zyrtare dhe ka dënuar grusht-shtetin e dështuar.

104 nga 280 të pandehur morën dënime të rënda jetësore në shqyrtimin kryesor të atyre që përfshiheshin në përpjekjen për grushtshtet.

Izmiri, qyteti i tretë më i madh i Turqisë në bregun e Egjeut, është shtëpia e disa bazave kryesore ushtarake, duke përfshirë Çiğli, bazën ajrore ku u mblodhën një grup puqisëtesh të caktuar për të vrarë Presidentin Rexhep Tajip Erdogan.

Erdogan ishte në pushime në Muğla, një qytet në jug të Izmirit, kur ata  sulmuan hotelin e tij, por presidenti kishte lënë ambientet para se të mbërrijnë ata

Ndryshe, që nga tentimi për puç në Turqi janë arrestuar 160.000 persona dhe nga puna janë larguar po aq njerëz.

Mbi 50.000 prej tyre formalisht janë akuzuar dhe presin gjykimin në burg.

 

 

SHPËRNDAJE