Limaj viziton Bahtirin, e lavdëron për punët e bëra në Mitrovicë

Hape pamjen e mëposhtme dhe shikoje të plotë

Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Kosovës, Fatmir Limaj, i shoqëruar nga Ministri i Arsimit Shyqiri Bytyqi, deputeti Enver Hoti dhe bashkëpunëtorë të tjerë, kanë qëndruar të enjten në Mitrovicë, me ç’rast janë pritur nga kryetari i Komunë, Agim Bahtiri.

Kryetari Bahtiri e njoftoi zëvendëskryeministrin Limaj me punën që është duke u bërë në Mitrovicë, problemet dhe sfidat me të cilat po ballafaqohet.

Hape pamjen e mëposhtme dhe shikoje të plotë

Ai i tha Limajt se në vitin 2013 kur është zgjedhur kryetar i Mitrovicës, gjendja në këtë komunë ka qenë jashtëzakonisht e rëndë, në të gjitha fushat.

“Ne iu përveshëm punës dhe filluam të ndryshojmë këtë gjendje. Duke ditur se pa stabilitet nuk ka as zhvillim ekonomik, ne punuam shumë politikisht për të ulur tensionet dhe për të krijuar siguri.

Dhe këtë e bëmë me sukses, Sot Mitrovica është një ndër qytetet më ët sigurta. Kemi rregulluar infrastrukturën në qytet e fshatra, kemi realizuar e po realizojmë projekte jashtëzakonisht të rëndësishme për qytetarë. Mitrovica është bërë atraksion për qytetarë të Kosovës dhe po e vizitojnë shumë sish.

Gjendja e stabilizuar ka ndikuar që të vijnë investitorë dhe po punohet shumë për zhvillimin ekonomik”, tha kryetari Bahtiri.

Ne vazhdim kryetari Bahtiri i para ministrit të arsimit shtroi nevojën për ndërtimin e shkollës në Gushafc, e cila është në gjendje pothuaj të pa përdorshme, duke vlerësuar se ndërtimi kësaj shkolle është edhe interes strategjik.

Zëvendëskryeministri Limaj, tha se të bëhesh kryetar i Mitrovicës pas lufte, nuk ka qenë sikur të bëhesh kryetar i komunave tjera, për shkak se Mitrovica ka pas probleme të jashtëzakonshme.

“Mirëpo, ardhja e juaj në Mitrovicë ka bërë që qyteti të ndryshohet për të mirë. Keni bërë punë të mëdha dhe unë ju përgëzoj. Gjithmonë do ta keni mbështetjen time për idetë, vizionin dhe projektet tuaja. Vështirë e ke pas, por ia ke dalë me sukses”, tha Limaj.

Limaj dhe Bytyqi i thanë kryetarit Bahtiri se sa i përket ndërtimit të shkollës në Gushafc, do të angazhohen për të siguruar mjete, aq më tepër kur vërtetë ndërtimi i kësaj shkolle në këtë fshat është një investim strategjik.

Hape pamjen e mëposhtme dhe shikoje të plotë
SHPËRNDAJE