PDK i përgjigjet rezolutës së deputetëve të AAK-së

PDK i përgjigjet rezolutës së deputetëve të AAK-së

INDEKSONLINEE Enjte, 12 Korrik 2018 22:23

Deputetët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) sot morën një iniciativë tejet serioze. Të njëjtit kanë iniciuar projekt-rezolutën përmes të së cilës i kërkuan Qeverisë “Haradinaj” që të mos fillojë dialogu me Serbinë, derisa të merret vendimi final për heqjen e vizave.

Mirëpo, për këtë çështje ende nuk kanë menduar seriozisht partitë politike.

Nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) kanë thënë se nuk e kanë parë ende se për çfarë bëhet fjalë. Në një prononcim për “Indeksonline”, deputeti i Kuvendit, Memli Krasniqi nga radhët e partisë së Kadri Veselit ka treguar qëndrimin e tyre lidhur me këtë çështje.

“Ende s’e kemi marrë draft-rezolutën. Do ta shqyrtojmë pas pranimit”, ka thënë shkurt Krasniqi.

Për këtë, Indeksonline ka provuar të kontaktojë edhe me partitë tjera si, LDK,VV Nisma dhe PSD, por që këto kanë qenë të paqasshëm.

Ndryshe, Indeksonline më herët ka arritur që të sigurojë listën me nënshkrimet e deputetëve të partisë së Ramush Haradinajt. Deri më tani sipas listës, kanë nënshkruar rezolutën, Ahmet Isufi, Rasim Selmanaj, Blerim Kuci, Time Kadrijaj, Daut Haradinaj, Muharrem Nitaj e Gani Dreshaj.

Në arsyetimin e tyre thuhet se: Republika e Kosovës ka mbetur vendi i vetëm në rajon tash e sa kohë, qytetarët e së cilës nuk lejohen të udhëtojnë pa viza në zonën Shëngen. Përvecse padrejtësi, ky përjashtim yni shkakton edhe probleme të mëdha praktike për qytetarët e Republikës në përvojat e tyre profesionale e jetërat familjare. 

SHPËRNDAJE