Aksident i rëndë në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë (Foto)

Një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë, përkatësisht në fshatin Kçiq.

Në këtë foto të dërguar nga një lexues i portalit Veriu.info, shihet se si një automjet pa përfunduar jashtë rrugës.

Rastin për Veriu.info e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë pë rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili ka treguar se automjeti është vet-aksidentuar.

“Si pasojë e këtij vet-aksidenti të shkaktuar nga shoferi i automjetit, lëndime kanë marrë tre persona”, ka thënë Zahiti./Veriu.info

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE