11 shtetet me të prekura me koronavirus, ja ku radhitet Kosova

Kosova në listën e 11 vendeve më të prekura me Covid-19.

Republika e Kosovës është njëra nga 11 shtetet me më së shumti raste të reja brenda ditës me koronairus.

Sipas drejtorit të OBSH’së për Europën Dr. Hans Henri Kluge, kjo ka ardhur nga pakujdesia e qytetarëve të këtyre vendeve.

Dr. Hans Henri Kluge ka paralajmëruar një valë të re dhe të egër të virusit, jo mirë të njohur SARS-CoV-2. Në mesin e 11 shteteve që ka rritje të konsiderueshme të rasteve të reja Kluge ka listuar edhe Republikën e Kosovës dhe Shqipërinë.

“Në disa shtete të Europës si Armenia, Suedia, Moldavia, Maqedonia e Veriut, Azerbajxhani, Kazakistani, Shqipëria, Bosnje-Hercegovina, Kirgistani, Ukraina dhe Kosova, situata ka dalë jashtë kontrollit, dhe frika e një ringjalljeje të këtij virusi në këto vende tashmë është bërë realitet, dhe e gjithë kjo nga pakujdesia”, tha Dr. Hans Henri Kluge, gjatë një konference për medie.

Nëse gjendja lihet e pakontrolluar, ai paralajmëroi se sistemet shëndetësore do të përballen me probleme madhore, dhe mund t’ju dalë situata jashtë kontrolllit.

Më shumë se 2.6 milion raste të vdekjeve me Covid-19 dhe 195,000 janë raportuar në rajonin e Europës, duke përfshirë 54 vende dhe shtatë territore në të gjithë Europën, Lindjen e Mesme dhe Azinë Qendrore. Pothuajse 20,000 raste të reja dhe më shumë se 700 vdekje të reja po regjistrohen çdo ditë, shkruan Metro.

“Për javë të tëra, unë kam folur për rrezikun e rilindjes pasi vendet t’i zbusin masat. Në disa vende të Europës, ky rrezik tani është bërë realitet – 30 vende kanë parë rritje të rasteve të reja kumulative gjatë dy javëve të fundit”, tha më tutje drejtori i OBSH’së për Europën.

Në Kosovë aktualisht janë 1.296 raste aktive. Deri tash në vend janë regjistruar 3.178 raste pozitive, me 1.824 prej tyre që janë shëruar. Që nga fillimi i pandemisë në mes të marsit, Kosova ka konfirmuar në total 3,178 raste me coronavirus. Prej tyre, 58 pacientë kanë vdekur.

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE