12-vjeçari plagos me revole vëllain 9-vjeçar në Prishtinë

Të shtunën në Prishtinë një fëmijë 12 vjeç e ka plagosur me armë zjarri vëllain e tij 9-vjeçar, bën të ditur Policia e Kosovës

Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Prishtinë,. Ku një fëmijë 12-vjeçar ka marrë armën TT pronë e gjyshit të tij dhe nga pakujdesia ka plagosur vëllain e tij 9-vjeçar.

Bëhet e ditur se viktima ka pësuar lëndime të lehta në dorë, ka marrë tretman mjekësor dhe është liruar.

Me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt./GazetaExpress

SHPËRNDAJE