13 futbollistët e vetëm dhe fatlumë që kanë luajtur me Messin dhe Ronaldon

Shumë futbollistë aktualë apo dhe ata që kanë varë këpucët në gozhdë, do të krenohen se kanë luajtur në kohën e tyre, në të njëjtën skuadër apo si kundërshtarë

Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo, 11 “Topa të Artë” të fituar nga dy “yjet” e futbollit që kanë dominuar më shumë se një dekadë.

Shumë futbollistë aktualë apo dhe ata që kanë varë këpucët në gozhdë, do të krenohen se kanë luajtur në kohën e tyre, në të njëjtën skuadër apo si kundërshtarë, por vetëm 13 lojtarë kanë pasur fatin e madh të luajnë në të njëjtën skuadër me të dy.

Ja emra të rëndësishëm, që kanë qenë pjesë e Argjentinës ose Portugalisë, Barcelonës, Manchester United, Real Madridit apo Juventusit.

Ata, sigurisht kanë për çfarë të flasin kur t’i varin atletet, pasi s’ka asnjë dyshim, ajo çfarë kanë bërë Messi dhe Ronaldo për shumë vite, vështirë se do të përsëritet, raporton Gazeta Express

Henrik Larsson
Andre Gomes
Paulo Dybala
Ezequiel Garay
Martin Caceres
Fernando Gago 
Deco
Pique 
Angel Di Maria 
Gonzalo Higuain
Carlos Tevez
Gabriel Heinze
Nelson Semedo
SHPËRNDAJE