13-vjeçarja gjendet e mbuluar në gjakë nga babai shurdh-memec, dyshohet se e vrau nga nëna

Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmjen e sotme në Tiranë ku një vajzë e mitur, e cila u transportua nga i ati në spital, ndërroi jetë.

Babai i saj Xhevit Braja e ka dërguar vajzën Kasandra Braja, 13 vjeçe, në gjendje të rëndë në spital. Dy prindërit e vajzës janë shurdhmemecë dhe deri më tani grupi hetimor e ka të vështirë të saktësojë atë që ka ndodhur.

Por ajo që dihet është se në banesën ku jetonte vajza në zonën e Babrrusë në periferi të Tiranës, pranë Bregut të Lumit në Tiranë, u gjet një armë gjahu  çifte. Vajza e mitur kishte plagë në bark të cilave nuk mundi t’i mbijetonte.

Janë shoqëruar në polici, nëna, vëllai dhe nusja e këtij të fundit për të dëshmuar, të cilët i përkasin komunitetin egjiptian.

Babai e ka gjetur të miturën në banesë të mbuluar nga gjaku dhe me trupin e ftohtë, ndërsa në shtëpi kanë qenë nëna e vajzës, vëllai dhe nusja e tij.

Dyshimet e para mendohet se mund të ketë nëna ajo që e ka lënë të vrarë të bijën, në rrethana misterioze. Gjithçka pritet të zbardhet nga hetimet e mëtejshme.

SHPËRNDAJE