183 zyrtarë kanë ushtruar detyrën e tyre, përkundër që kanë pasur aktakuza

Premtimet e partive politike se nuk do të fusin në lista për deputetë, kandidatë me aktakuza, duhet të merren me rezerva. Kështu të paktën thonë njohësit e zhvillimeve politike në vend.

Premtimet e partive politike, se në zgjedhjet e 6 tetorit nuk do të kandidojnë persona me aktakuza, duhen të merren me rezerva.

Kështu po shprehet, njohësi i proceseve politike Shkodran Ramadani, ngase sipas tij, skena politike në vend nuk shquhet për mbajtjen e premtimeve.

“Ne do t’i marrim me rezerva të gjitha këto premtime dhe fjalë të mëdha të partive politike pasi këto të fundit nuk shquhen për mbajtje të forta të premtimeve. Ato mund të flasin fjalë shumë të mëdha e në fund të përgjigjen me veprime shumë të vogla konkrete”, deklaroi Shkodran Ramadani.

Ehat Miftaraj, nga Instituti i Kosovës për Drejtësi nga ana tjetër thotë se afërsisht që nga vitit 2017, kanë qenë 183 zyrtarë, të cilën e kanë ushtruar detyrën e tyre, përkundër që kanë pasur aktakuza.

“Një numër i madh i ministrave, zëvendësministrave, zëvendëskryeministrave apo emërimet në ndërmarrje publike që në bazë të analizës sonë janë rreth 183 të tillë e që kanë ushtruar funksione publike, janë akuzuar për vepra penale, kurruptive apo krim të organizuar”, deklaroi Ehat Miftaraj, përcjell Telegrafi.

Ndërkaq për partitë që në këto zgjedhje do të kandidonin persona të tillë, sipas tij kjo do të ishte “shuplakë” për ndërkombëtarët të cilët edhe zyrtarisht u kanë kërkuar partive të mos kandidojnë persona të tillë

SHPËRNDAJE