1999: Ushtarët gjerman duan t’ia marrin armën komandantit Tahir Sinanit, por ky refuzon

‘Prit! Kadal, kadal’ – Komandant i UÇK-se Tahir Sinani përplaset me KFOR-in gjerman, të cilët duan t’ia marrin arm ën, në qytetin e Prizrenit, më 19 qershor 1999.

Një nga komandantët më të njohur të UÇK-se Tahir Sinani, në një reportazh të France 2 shihet duke u përplasur me trupatë gjermane të KFOR-t, dhe shkas ishte bër pushka automatike e tij, shkruan FMimages.net.

Ushtarët gjerman gjatë një kontrolli rutinor e ndalin makinën e Tahir Sinanit, dhe duan që t’ia konfiskojnë armën. Por ky refuzon.

Për shumë shikojeni videon:

Gjatë luftës në Kosovë ishte një ndër komandantët më aktivë, më pas emërohet Komandant i Zonës së tretë operative i Trupave Mbrojtëse të Kosovës.

Gjatë Konflikti të armatosur në teritorin e Republikës së Maqedonisë në vitin 2001 në aradhate uç kombëtare, drejtoi Brigadën 116 “Tahir Sinani”.

Tahiri Sinani së bashku me katër bashkëluftëtar humb jetën në aksident të rastit duke pregaditur armatimin e sofistikuar të mi nave me telekomandë kundër armikut në zonat malore të Gostivarit në Korab në vendin e quajtur Kukul Zabel, ashtu që më datë 29 korrik të vitit 2001 bashkë me katër shokët e operacionit bie dëshmorë.

SHPËRNDAJE