Reagimi i Zidanes pas supergolit të CR7 i thotë të gjitha – francezi nuk u besoi syve (VIDEO)

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, nuk ka mundur të përmbahet nga festa e tij në supergolin e Cristiano Ronaldos.

Ishte portugezi që realizoi golin më të mirë të këtij sezoni në Ligën e Kampionëve – pa asnjë dyshim.

Ai priti një krosim të ulët për të lansuar një gjuajtje të fortë me gërshërë.(Kliko mbi reklamë dhe shiko pamjen e plotë ⤵)

Dhe, festa e golit nuk ishte e çmendur vetëm nga lojtarët, por edhe nga trajneri Zinedine Zidane.

Francezi me anë të festimit të tij tregoi të gjitha – se sa i bukur, sa i vështirë dhe sa i vlefshëm ky gol për Realin është.

Real Madridi ka bërë një hap të madh drejt kualifikimit në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

 

SHPËRNDAJE