2 punëtore të supermarketit “EMONA” të infektuara me koronavirusin COVID-19

Përderisa në gjithë Kosovën kemi 112 raste të identifikuara me koronavirus COVID-19, në Vushtrri janë regjistruar 7 raste që kanë dalë pozitiv në test.

Veriu.info mëson se në mesin e këtyre 7 rasteve me koronavirus COVID-19, janë edhe dy punëtore që kanë punuar në një supermarket në Vushtrri.

Gazeta online Veriu.info merr vesh se dy punëtoret kanë punuar në supermarketin “Emona Center”, e cila është njëra prej qendrave më të mëdha tregtare në Vushtrri.

Komuna e Vushtrrisë bën të ditur se të gjitha kontaktet e personave të prekur janë udhëzuar në vet izolim, duke përfshirë edhe punëtorët e marketit ku kanë punuar 2 të prekurat që po ashtu janë udhëzuar në vet izolim./Veriu.info

SHPËRNDAJE