20 vite më parë mijëra gra protestuan me bukë në dorë për familjet e Drenicës

Janë bërë 20 vite që nga koha kur mijëra gra protestuese nga Prishtina ishin nisur të marshonin në drejtim të Drenicës, pas masakrës së kryer nga forcat ushtarake dhe policore serbe në Prekaz më 5, 6 dhe 7 mars 1998.

Protestueset mbanin në duar nga një bukë, të cilën në mënyrë simbolike donin t’ua dërgonin familjeve në Drenicë, shkruan Veriu.info.

Ato u bllokuan nga policia serbe, përderisa mbanin në duar pankarta me mbishkrime si: “Stop gjenocidit”.

Protestueset u ndaluan nga një barrikadë e policisë serbe dhe nuk u lejuan të ecnin më tej.

“Ju lutemi të hapni rrugën, sepse fëmijët dhe gratë në Drenicë kanë nevojë për ushqim, kanë nevojë për ndihmë mjekësore për çdo gjë. Prandaj ju lutemi të hapni rrugën për fëmijët dhe gratë”, ishte thirrja e organizatoreve, shkruan Veriu.info.

Policia i kishte urdhëruar gratë protestuesve të prira nga Edita Tahiri, Edi Shukriu dhe Melihate Tërmkolli, që brenda 15 minutash të kthehen në vendin e nisjes.

————————————————————————————–
Kur ushtari i UÇK-së e zbulon se KFOR-i ka vendosur tela me rrymë në Urën e Ibrit për t’i penguar shqiptarët të kalojnë në veri:

—————————————————————————————

SHPËRNDAJE