22-vjeçarja nga Gjilani fiton zgjedhjet lokale në Belgjikë

Deniza Miftari është 22 vjeçarja shqiptare që ka arritur të fitojë në zgjedhjet lokale në Belgjikë. Ajo do të përfaqësojë komunitetin në Këshillin Komunal të qytetit Roeselare.

Deniza ka lindur në Gjilan, dhe sot ia ka dalë të bëjë realitet ëndrrën e saj për të qenë pjesë e Kuvendit Komunal të Roeselare, qytetit ku jeton që prej moshës 3 vjeçare kur emigroi në Belgjikë.

“U kry, babush. Tani mund t’i tregosh të gjithve atje lart qe ‘qiki vogel’ është zgjedh assamblistja me e re e komunes se Roeselares”, shkruan 22 vjeçarja e cila këtë sukses ia dedikon babait të saj të ndjerë.

“Dua ta shfrytëzoj këtë rast për të falenderuar motivin tim për pjesëmarrje ne këto zgjedhje komunale: dashurinë e jetës time, babin. Deshira jote më e madhe ishte t’a përjetoje edhe këtë kapitull timin por jeta vendosi ndryshe. Ti me sfidove ne gjithqka qe bëra dhe më mbështete kur rrezikoja të humbja gjithqka. Do e jipja tërë botën për t’i ndarë këto momente me ty sepse e gjith kjo është padyshim meritë e jotja. Një odë për dashurinë qe e kam për ty. Babi, edhe pse më mungove gjat kampanjës dhe gjat fitores mbrëmë e di qe ishe me mua sepse ne asnjë moment nuk u ndjeva e vetme. U kry, babush. Tani mund t’i tregosh të gjithve atje lart qe ‘qiki vogel’ është zgjedh assamblistja me e re e komunes se Roeselares. E di se do ishe krenar për mua por dije se unë jam edhe më krenare për ty. Faleminderit per dashurine tende dhe per besimin e pafund. Ti je frymemarrja ime dhe gjithmone do jesh arsyja qe do e vazhdoj jetën me kokën lart. Ky është vetëm fillimi. Të premtoj. Të dua. Të dua o jetë”, ka thënë Deniza në mesazhin për të gjithë miqtë e saj.

SHPËRNDAJE