24 orë pas lamtumirës me kombëtaren, Cana publikon mesazhin falenderues për shqiptarët

Kapiteni legjendar i Kombëtares shqiptare, Lorik Cana, kreu ceremoninë e lamtumirës në fillimin e ndeshjes historike Shqipëri-Itali, duke u përshëndetur me tifozët kuqezi.

cANA

 Ditën e sotme, Cana ka gjetur kohë për të postuar një mesazh falënderues për të gjithë shqiptarët në faqen zyrtare të “Facebook”. Ja çfarë shkruan 34-vjeçari nga Prishtina:

POSTIMI

Të nderuar miq vëllezer e motra, do të kisha shumë dëshirë të gjej fjalët dhe mënyrën për të shprehur mirënjohjën time të thellë për të gjithë juve që keni qenë pjesë e rrugëtimit tim dhe karierës sime si futbollist, duke filluar nga familja ime e mrekulluëshme , miqtë e mij, bashkëlojtarët, trajnerët, bashkpunëtorët, tifozët dhe çdo Shqiptar, për respektin, dashurinë dhe forcën që më keni dhuruar gjatë gjithë këtyre 14 viteve te karrierës sime sportive. Ndihem krenar, i lumtur dhe me fat që ju kam pasur gjithmonë afër meje . Zoti ju rujt juve dhe familjet tuaja dhe Zoti bekoft Atdheun tonë te dashur.

FALEMINDERIT për gjithë Juve.

Me respekt,
I Juaji Loriku

Postimi




SHPËRNDAJE