3 fshatra në veri të bllokuara nga bora (VIDEO)

As Leposaviqi as Mitrovica nuk i hapin rrugët! Nga bora janë bllokuar fshatrat Bistricë, Cerajë dhe Koshtovë në veri të Mitrovicës.

Komuna e Leposaviqit nuk ka hapur rrugët. Si pasojë e bllokimit të rrugëve nga bora, është ç’rregulluar edhe procesi mësimor në shkollën fillore “Kadri Bistrica” në Bistricë të Leposaviqit.

Banorët e fshatrave shqiptare të Leposaviqit, kanë thënë se rrugët e fshatrave që lidhen me magjistralen Leposaviq-Mitrovicë nuk janë duke u mirëmbajtur prej askujt dhe se rruga, është bllokuar nga bora. (Shtyp mbi pamjen e mëposhtme dhe shikoje ⤵).

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE