40 familje të pastreha, së shpejti do të bëhen me banesa

Është vënë gurthemeli i Qendrës së Banimit Social në Malishevë në prani të përfaqësuesve të ekzekutivit në nivel qendror dhe lokal.

I pranishëm në ceremoni ishte edhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj.

“Është një projekt në shërbim të kategorive në nevojë dhe do të strehojë mbi 40 familje. Shteti i Kosovës dhe komunat e kanë për obligim t’ju krijojnë kushte minimale. Ky është një lajm i mirë për ato familje, që do të ketë 40 banesa. Përfundimisht Malisheva do ta zgjidhë problemin e të pastrehëve,” tha Limaj.

Zëvendësministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Çerkin Dukolli, ka thënë se ky projekt i ka kushtuar ministrisë 600 mijë euro.

“Inaugurimi i këtij objekti sot tregon interesimin dhe përkushtimin që ka qeveria, përkatësisht Ministria e Punës për t’u dalë në ndihmë qytetarëve që kanë nevoja të banimit. Përtej asaj që është ligjore dhe mandat i ministrisë, ne po punojmë në vazhdimësi, me përkushtim maksimal për të bërë më të mirën krahas nevojave qytetarëve dhe kërkesave që kanë,” tha Dukolli.



“Është investim që Ministria e Punës në bashkëpunim me komunën e Malishevës e përkrah me 600 mijë euro, përderisa pjesën tjetër e mbulon komuna e Malishevës”.

Besojmë që sado kudo ky projekt do të zbusë nevojat e qytetarëve të kësaj treve që kanë nevojë të banimit.
Kryetari i Malishevës, Ragip Begaj, e vlerësoi si objekt shumë të domosdoshëm për nevojat e familjeve në nevojë.

“Dua të falënderoj zëvendëskryeministrit, zëvendësministrin, të cilët kanë dhënë kontributin e vet dhe deputetë që Malisheva sot të vejë gur themelin e objektit i cili është sot shumë i domosdoshëm dhe i nevojshëm për nevojat e qytetarët tanë, për ato kategori që janë me kushte të rënda banimi,”

“Një ndihmë që do të bëhet për të gjitha ato gjenerata, për ato kategori që jemi përcaktu si nismë, si komunë që t’i mbështesim ata njerëz që janë me kushte të veçanta banimi”.

SHPËRNDAJE