Jakup Krasniqi: Gjykata Speciale fillet i ka në Beograd

Jakup Krasniqi, ish-kryetar i Parlamentit të Kosovës dhe themelues i partisë politike Nisma për Kosovën, ka komentuar takimin që u tha se ka ndodhur mes Aleksandër Vuçiq dhe përfaqësuesve të Gjykatës Speciale.

Sipas Krasniqit, Serbia mundet, por edhe i kërkohet ta mbështet profesionalisht Gjykatën Speciale, përkundrejt Kosovës që nuk bën të ndërhyjë në punën e saj, pasi është e themeluar nga vet organet e Kosovës.

Kliko ⇓⇓⇓⇓⇓⇓

“Të gjitha rrugët e kësaj Gjykate (Speciale), fillet i kanë në Beograd dhe aty duhet të përfundojnë! Në fund të fundit, themeli i GjS është në institucionin më të lartë të Kosovës, këto institucione nuk duhet të ndërhyjnë në Specialen, ndërsa Beogradit nuk i kërkohet kjo mos ndërhyrje, përkundrazi nga ai kërkohet mbështetje profesionale”, ka shkruar, pos tjerash, Krasniqi.

Shkrimi i plotë i Krasniqit:

Si ta kuptojmë shkuarjen e Speciales ke Vuçiqi?

Është tepër vonë që të merakosemi për shkuarjen e Speciales ke Vuçiqi. Krejt çka duhet thënë është se në rastin në fjalë kemi përzierjen e Gjyqësorit në politikë e Beogradit?! Mbase, shkuarjen duhet parë edhe si vajtje në vendin më të duhur dhe të personi më i duhur për krime të luftës?! Ndoshta Gjykata Speciale ka renë në gjurmët e duhura se ku duhet kërkuar krimet e gjenocidi që është ushtruar në Kosovë për vite të tëra. A nuk ishte Vuçiqi që shihet e dëgjohet të thoshte: Për një serb të vrarë, do të vriten qindra e mijëra mysliman?” As per shqiptaret nuk ka menduar ndryshe.

Edhe sikur mos të jetë kështu, të gjitha rrugët e kësaj Gjykate (Speciale), fillet i kanë në Beograd dhe aty duhet të përfundojnë! Në fund të fundit, themeli i GjS është në institucionin më të lartë të Kosovës, këto institucione nuk duhet të ndërhyjnë në Specialen, ndërsa Beogradit nuk i kërkohet kjo mos ndërhyrje, përkundrazi nga ai kërkohet mbështetje profesionale?!

Sido që të zhvillohen proceset, nga këto procese Beogradi (serbët) po dalin të terur, ndërsa Prishtina (shqiptarët) do të dalin si “pulat e lagura”! Nga politikanët që i kishim e i kemi në krye të institucioneve, nuk mund të pritej diçka tjetër! Kaq ishte kapitali i tyre e mbase është edhe nderi i tyre?!

SHPËRNDAJE