6 tregime të jashtëzakonshme që do t’ju bëjnë të ndryshoni mendim për Ronaldon

Jashtë fushës së futbollit ylli portugez Cristiano Ronaldo është një njeri me zemër të madhe, që shumëherë u është gjendur pranë shumë persona që kanë nevojë për ndihmë. Ai është po aq i madh edhe jashtë sportit aq sa është edhe me aftësitë e tij kur ka një top në këmbë.

Për të dëshmuar shpirtin e një humanisti të madh vlen të ceket që Ronaldo në vitin 2013 shiti për 530 mijë funte duke i dhuruar paratë për fondacionin ‘Make-A-Wish’.

Më poshtë Gazeta Metro ju sjellë 6 gjëra të mëdha që ka bërë ylli portugez që ndoshta do t’ju bëj ta ndryshoni mendjen rreth tij edhe nëse jeni adhurues i flakët i Messit.

Kapiteni portugez, i cili nuk ka turp asnjëherë për të treguar trupin e tij, e ka mbajtur atë në formë të shkëlqyer, dhe kjo ka ndikuar në lojën e tij në fushë.

Ronaldo foli për dëshirën e tij për të dhuruar gjak më shumë se njëherë, dhe në 2015 ai është shprehur për Eurosport: “Të gjithë mund të bëjmë diferencën nëse dhurojmë gjak. Çdo dhurim mund t’i shërbejë deri në tre vetave në situata emergjente dhe për trajtime afatgjate.

Dolores Aveiro, nëna e Cristianos ka shpëtuar nga kanceri i gjirit në vitin 2007 dhe për këtë portugezi vendosi të dhurojë në atë qendër 120,000 euro për kërkime shkencore.

Takimi me jetimin që i humbi dy prind në luftë.  Haidar, që i kishte humbur dy prindërit në luftë nga një vetëvrasës me bombë, kishte rastin ta takonte Ronaldon, pasi një gazetar e lidhi në kontakt me gjigantët spanjoll.

Haidar, një vogëlush trevjeçar dhe tifoz i Real Madrid, humbi dy prindërit gjatë një bombardimi. Ai me të afërmit e tij prej pak kohës ka ardhur në Spanjë dhe kaloi gjatë javës së fundit pak ditë edhe në Madrid. Haidar pati shansin të përmbushte një nga ëndrrat e tij, të takohej me idhullin Cristiano Ronaldo.

Kur luante te Real Madrid sulmuesi ia theu dorën 11 vjeçarit, Charlie Silverwood, por ia dha një fanellën me nënshkrimin e tij, pasi goditja kishte ndodhur aksidentalisht. Kjo kishte ndodhur në ndeshje miqësore ndaj Bournemouth.

Ronaldo i dha për bamirësi 100,000 euro që i fitoi në vitin 2013, kur u zgjodh në ekipin e vitit nga UEFA për ‘Kryqin e Kuq’. Pastaj edhe 500,000 euro tjera kur e fitoi La Decima, që i kishte si bonus nga klubi, që u ndanë në tri organizata bamirësie.

Në intervistë te Morgan, Ronaldo tregoi se si punëtoret e McDonald’s, që ishin tri femra, i kishin dhënë ushqim falas, të cilën e kërki gjatë një emisioni duke folur për jetën e tij.

Një nënë e martuar ka dalë si një nga punëtorët e McDonald që i dha Cristiano Ronaldos hamburger falas, kur ai me shokët vinin natën vonë tek restoranti ku punonte.

SHPËRNDAJE