7 lokalet ku rrinë njerëzit më të ditur të Prishtinës (foto)

Njerëzit e ditur e zgjedhin me kujdes vendin ku rrinë dhe zhvillojnë dijen e tyre. Në Prishtinë ekzistojnë pak vende për këtë. Kemi përmbledhur disa prej tyre.

Strip Depot

Strip është vendi i parë ku ata mund të shkojnë dhe të pinë kafen e mëngjesit për ta filluar ditën sa më mirë. Aty rrinë creme de la creme e diturisë në Prishtinë.

Dit e nat

Vendi ideal për një intelektual që dëshiron të jetë në harmoni me libra duke pirë një kafe apo çaj. Po ashtu, Lulja (macja) do t’iu  bashkangjitet në këtë rreth duke e bërë ambientin tipik intelektual.

De Rada

Gjatë pauzës një orëshe, De Rada mund të jetë vend i përshtatshëm për një ushqim të mirë për ta kaluar më energjik gjysmën tjetër të ditës. Si njeri inteligjent dhe i ditur që jeni, aty mund të takoni edhe të tjerë të tillë, e nganjëherë edhe ndonjë politikan (për të cilin nuk mund të garantojmë se është i dijshëm), shkruan Veriu.info.

Papillon caffe

Edhe Papillon mund të jetë një prej vendeve të preferuar për ushqim. Po kryesisht zgjidhet pas orareve të lodhshme të punës.

Kafja e vogël

Një prej vendeve ku mund të bëhen debate interesante që kanë ndodhur gjatë ditës, ky vend ka edhe libra.

Taverna Tirona

Në fakt, këtu është një padrejtësi, sepse së bashku me Tironën në vendin e gjashtë janë edhe të gjitha lokalet në atë rrugë, veçanërisht Ibra dhe Martini. Pas diskutimeve të mbetura në gjysmë, Tirona mund të jetë vendi ku përmblidhen ato. Me disa kriklla apo gota raki mund të jetë një debat tejet i thellë, për të gjitha lajmet aktuale që kanë ndodhur gjatë gjithë javës.

Tiffany

Në këtë vend bëhen bashkë njerëzit e dijshëm dhe politikanët. Shumë marrëveshje të rëndësishme politiko-intelektuale bëhen dhe janë bërë në këtë vend./Veriu.info

SHPËRNDAJE