7 pjestarë të Prishtinës dalin pozitiv me koronavirus, në mesin e tyre edhe një futbollist 17 vjeçar

Klubi i Prishtinës ka njoftuar se 7 pjestarë të saj kanë dalur pozitiv me koronavirus

Prishtina më 20 gusht do të luajë në kualifikueset e Europa Ligës, derisa sot është tronditur nga rezultatet për COVID-19.

7 pjestarë kanë rezultuar pozitiv, ku 3 prej tyre janë futbollistë.

Më poshtë keni njoftimin e klubit të Prishtinës:

“Prishtina dje mbrëmë ka pranuar rezultatin e testeve nga IKSHPK dhe nga 34 të testuar, pozitiv kanë dalë shtatë sosh, tre futbollistë, njëri prej tyre 17 vjeç dhe katër anëtarë të stafit të ekipit”.

“FC Prishtina e priste një rezultat të tillë dhe ky testim i duhej që skuadra të ishte sa më e sigurt para ndeshjeve të Evropës”.

“Të gjithë të infektuarit nuk kanë simptome të theksuara dhe nuk kanë udhëtuar me skuadrën në Istog, ku sot në mëngjes mbajti seancën e parë stërvitore”

“Të infektuarit pritet të ritestohen sërish pas pak ditësh, sepse konsiderohet që të gjithë janë në fund të procesit të infektimit dhe afër shërimit të plotë”, thuhet në njoftimin e klubit ‘bardhëekaltër’.

SHPËRNDAJE