7 yjet që kanë shënuar të paktën 500 gola me të njëjtën fanellë (Foto)

Lionel Messi shënoi dy gola në “El Clasicon” e fundjavës, duke i dhënë tre pikë Barcelonës, por argjentinas kapi kuotën e 500 golave me fanellën e katalanasve.

 

Shifra e fut në librin e artë të golashënuesve më të mëdhenj që ka pasur historia e futbollit, teksa para tij kanë qenë dhe gjashtë lojtarët të tjerë që kanë arritur të shënojnë 500 gola me të njëjtën fanellë.

Listën e tyre mund ta zbuloni në galerinë më lartë. /Periskopi/

Jimmy McGrory (Celtic)- Konsiderohet si një prej lojtarëve më të mëdhenj të Celtic. Mban ende rekordin e golashënuesit më të mirë britanik dhe lojtari që ka shënuar më shumë tregolësha në një ndeshje. Në total ka shënuar 522 gola për Celtic

 

Uwe Seeler (Hamburg)- Ish sulmuesi i Gjermanisë Perëndimore shënoi 507 gola për të njëjtën skuadër, Hamburgun e tij në dy dekada

 

Fernando Peyroteo (Sporting Lisbone)-Luajti për 12 sezone tek Sportingu i Lizbonës duke shënuar 544 gola, me një mesatare dy gola për ndeshje

 

Pele (Santos)- Legjendari brazilian nuk luajti asnjëherë në Europë, por kjo nuk e pengoi që për Santosin e tij të shkëlqente gjithmonë duke shënuar 643 gola

 

Gerd Muller (Bayern Munich)- “Der Bomber” thjeshtë e dashuronte golin. Ishte i pandalshëm para portës dhe në gjithë karrierën e tij tek Bajerni i Mynihut arriti që të shënonte 566 gola

 

Josef Bican (Slavia Prague)- Ka luajtur në të njëjtën epokë me McGrory. Ka ndryshuar disa klube pas luftës, por shkëlqimin do ta gjente në 11 sezone tek Slavia e Pragës, duke shënuar 534 gola  
SHPËRNDAJE