Aida Dërguti fanse e Noizyt, gjenë kohë për Vushtrrinë edhe pas fushatës zgjedhore (Foto)

Noziy është njëri ndër këngëtarët më të dashur shqiptar, sidomos nga rinia, i cili me hitet e tij të vazhdueshme që ka sjellë i ka fituar zemrat e fansave nga Shqipëria dhe Kosova.

Ai mbrëmë ka performuar në njërin prej lokaleve të Vushtrrisë, por që ka pasur edhe një fanse të veçantë, raporton Veriu.info.

Fjala është për nënkryetaren e Vetëvendosjes Aida Dërguti, e cila tashmë është zgjedhur prapë deputete e Kuvendit të Kosovës. Ajo është njëra ndër deputetet më të zëshme të Kuvendit të Kosovës dhe duket se gjenë kohë të qendroj pranë qytetarëve të Vushtrrisë edhe pas përfundimit të fushatave zgjedhore.

Ndryshe, Aida Dërguti është pritet të jetë edhe kandidate e VV-së për kryetare të komunës së Vushtrrisë./Veriu.info/

SHPËRNDAJE