8 arsye pse ndjeheni kaq të fryer në stomak

Asgjë tjetër nuk mund të ju shqetësojë më shumë se sa pyetja: Pse jam kaq e fryerë në stomak? Kjo ndjenjë e papritur në stomak mund të ju bëjë të ndjeheni jo këndshëm për orë të tëra. Pjesa më e keqe është kur pësoni goditje të papritura pa fare paralajmërim.

Pra, çfarë mund të ndikojë që të jeni kaq të fryerë? Ka gjasa që të jetë nga ushqimi që keni ngrënë apo ndonjë krijim i gazrave shtesë në zorrët tuaj?!!


Megjithëse shkaqet e fryerjes mund të identifikohen vështirë pasiqë ndjeshmëria e ushqimit ndryshon nga personi në person. Jo të gjithë kanë efekt të njejtë nga të njejtat ushqime, për shembull, disa prej nesh janë më të ndjeshëm ndaj fibrave apo qumështit, sesa të tjerët. Trupi juaj poashtu mund të përshtatet me ushqimet që ndoshta dikur kanë shkaktuar gulçim ndërsa tani e keni më të lehtë që ta tretni. Pra, në vazhdim kontrollonni listën për të parë nëse jeni fajtor për ndonjë nga sjelljet e mëposhtme nxitëse.

  1. Sapo keni pirë ujë mineral

Kur bëhet fjalë për këtë, është mëse e qartë- fluskat çojnë në fryerje të barkut. Andaj, nëse konsumoni ujë mineral, soda apo shampanjë mund të ndiheni me bark të fryerë.

  1. Ju pini gjatë ngrënies

Të pini gjatë ngrënies nënkupton se absorboni ajr shtesë, gjë që mund të përfundojë në barkun tuaj. Andaj është mirë që mos të pini sasi të lëngjeve gjatë ngrënies apo përderisa jeni duke u përtypur.

  1. Keni konsumuar sallatë jeshile për drekë

Kale është një sallatë jeshile që i takon grupit së bashku me brokoli, lulelakër dhe lakër brukseli, të cilat janë të lartë në fibra. Përveç kësaj, këto mund të treten shumëë vështirë. Për më tepër, ky lloj përmban një lloj sheqeri të quajtur rafinozë, që njihet për prodhimin e gazit në zorrët tuaja.

  1. E keni tepruar me konsumin e produkteve të qumështit   Shumica e njerëzve kanë ndjeshmëri ndaj laktozës, gjë që mund ta bëjë shumë më të vështirë tretjen e qumështit. Kjo nënkupton se shumica e produkteve të qumështit lidhen me fryerjen e barkut. Mundohuni që të paktën gjatë verës të evitoni ushqime të rënda si disa lloje të djathërave.
    1. Ju jeni duke përtypur çamçakëz

    Përpjekja për të përtypur çamçakëz në vend të ngrënies së ndonjë ushqimi me qëllimin për të qëndruar të hollë, në të vërtetë mund të ju shkaktojë fryerje të stomakut. Kjo sepse çamçakëzi përmban sorbitol, alkohol sheqeri që fatkeqësisht shkakton fryerje.

    1. Ju keni konsumuar patate të skuqura

    Çdo gjë që përmban shumë natrium ndikon të jeni të fryerë sepse shkakton që trupi të mbajë ujin, andaj herën tjetër që ju shkon mendja të konsumoni diçka të shijshme por ushqim i shpejtë, përgatituni për fryerje të stomakut.

    1. Keni ngrënë një mollë

    Edhepse molla konsiderohet si një ushqim i shëndetshëm, por papritmas mund të ndjeheni me stomak të fryer si pasojë e përmbajtjes së lartë të fibrave dhe fruktozës natyrale, e cila zgjat më shumë deri sa trupi ta përpunojë.

    1. Ju hani shumë apo shpejt

    Si rregull njihet se nëse konsumoni shumë ushqim normalisht që do të ndjeheni të fryerë. Në këtë rast, nëse hani shumë shpejtë, ju mund ta përkeqësoni gjendjen edhe më shumë, andaj hani ngadalë dhe përtypni mirë ushqimin nëse dëshironi të ndjeheni më të shëndetshëm por edhe më stomak të sheshtë.




SHPËRNDAJE