KQZ: Certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve, tek javën e ardhshme

Nisja e procedurave për krijimin e institucioneve të reja, duket se nuk janë as afër. Kështu nuk do të ndodhë, të paktën, deri nga fundi i javës së ardhshme, pasi rezultatet e zgjedhjeve nuk do të mund të certifikohen deri, më sa paku, nga mesi i javës që po vie.

Kështu bën të ditur për gazetametro.net, koordinatori i Qendrës për Numërim dhe Rezultate, Burim Ahmetaj. Ai sqaron se procesi i numërimit me kusht po vazhdon, e i cili pritet të mbyllet nesër.

‘Po vazhdon procesi i numërimit të votave me kusht. Ne besojmë që deri nesër do të mbyllet ky proces’, ka thënë Ahmetaj.

Më pas, sipas Ahmetajt, do të shpallen rezultatet përfundimtare pas të cilave hapet periudha për ankesa, dhe e cila zgjat sipas ligjit, më së paku 5 ditë, shkruan gazetametro.net.

‘Pas përfundimit të numërimit, do të shpallen rezultatet. Më pas, vjen periudha kur me ligj mundësohet ankesa, dhe e cila zgjat më së paku 5 ditë’, ka thënë ai për Metron.

Kështu, duke pasur parasysh se koha për ankesa do të zgjas së paku 5 ditë, edhe një ditë nga koha që merr numërimi i votave me kusht, mësohet se certifikimi i rezultateve mund të bëhet tek javën e ardhshme.

Ndryshe, numërimi i votave ka nisur që natën kur u mbyllën vendvotimet, por të cilat po zgjasin akoma edhe sot kur janë bërë 16 ditë nga mbajtja e këtyre zgjedhjeve.

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE