A do të ketë mocion kundër Qeverisë javën e ardhshme? Përgjigjet Gashi

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka folur rreth përpjekjes së opozitës së vendit për rrëzimin e Qeverisë, e cila udhëhiqet nga Ramush Haradinaj.

Gashi është pyetur në emisionin “DPT Te Fidani”, në televizionin T7, nëse javën e ardhshme do të mund të paraqitet një mocion mosbesimi ndaj Qeverisë Haradinaj.

“Teorikisht mund të ketë (mocion, v.j.)”, është përgjigjur Gashi.

Deputeti i LDK’së ka thënë se partia e tij dhe partitë e tjera në opozitë po punojnë për t’i siguruar votat e mjaftueshme për rrëzimin e Qeverisë.

SHPËRNDAJE