A do t’i shihet TEB bankës Raiffeisen? Ja sqarimi i saj

Banka TEB ka demantuar lajmet se do t’i shitet bankës Raiffeisen. Ajo përmes një reagimi për media ka thënë kjo bankë do të vazhdojë me përkrahjen e ekonomisë dhe shoqërisë kosovare, siç vepron nga viti 2008, e deri më tani.

Në deklaratën e TEB thuhet se kjo bankë ka rrjetin më të gjërë të degëve, dhe me mundësitë e punësimit të mbi 600 punonjësve.

TEB ka kërkuar që të bëhën korrigjimet në lajmin se kjo bankë do t’i shitet bankës Raiffeisen, sepse në deklarimin e tyre kanë theksuar se TEB do ta ndjekë strukturën e saj të fortë financiare në Kosovë.

Reagimi i plotë i TEB:

Nëpërmjet kësaj deklarate për media kërkojmë të merrni parasysh shpjegimet në vijim dhe të bëni korrigjimet e nevojshme të lajmit përkatës në lidhje me atë që TEB Sh.A. që operon në Kosovë do t’i shitet bankës Raiffeisen.

Lajmi që TEB Sh.A. do t’i shitet bankës Raiffeisen me origjinë austriake që vepron në Kosovë nuk e pasqyron realitetin. TEB Sh.A, e cila vepron në Kosovë që nga viti 2008 është e vendosur të vazhdojë me përkrahjen e ekonomisë dhe shoqërisë kosovare, sikur deri me tani.

Me rrjetin e gjerë të degëve të bankës dhe me mundësitë e punësimit me mbi 600 punonjës, banka është një nga bankat kryesore në Kosovë dhe është lidere me 66% të tregut në lidhje me tregun e kartave të kreditit. Si banka e dytë për kredi individuale.

TEB Sh.A. ka një rol të rëndësishëm në vend me kreditë e saj bujqësore dhe ofron projekte në lidhje me grate ndërmarrëse. Sa i përket performancës së saj financiare, banka është e njohur dhe vlerësuar ndërkombëtarisht, si dhe përfaqëson me sukses Kosovën.

Në këtë kontekst, dëshirojmë të theksojmë edhe një herë besimin tonë se TEB Sh.A. do të ndjekë strukturën e saj të fortë financiare në Kosovë dhe se ne nuk e konsiderojmë lajmin në fjalë si pasqyrim të realitetit, prandaj ne ju lutemi t’i bëni korrigjimet e nevojshme.

SHPËRNDAJE