A e dini me kë vrapon çdo mëngjes Mimoza Kusari-Lila (Foto)

Mimoza Kusari-Lila është një nga figurat e rëndësishme të politikes kosovare dhe një nga mendjet e ndritura të këtij vendi, shkruan “Kosovarja”.

E shkolluar, me një CV të pasur dhe me energjinë që e karakterizon, Kusari-Lila paraqet modelin e gruas së aftë dhe që mund t’ia dalë me sukses në çdo nismë.

Aktualisht është Deputete në Kuvendin e Kosovës, ndërkohë që po e synon edhe një mandat si Kryetare e Komunës së Gjakovës.

Pavarësisht obligimeve si politikane dhe si nënë, ajo asnjëherë nuk e lë anash vrapin.

Mimoza Kusari-Lila çdo mëngjes vrapon në natyrë me një grup sportistësh nga Gjakova, ndër ta edhe boksieri i pashëm Tirron Mamusha, që gjithashtu është pjesë e partisë së saj.



SHPËRNDAJE