A e keni ditur që ky muzikant i njohur është i biri i të ndjerit, Agim Binaku

Gazetari tashmë i ndjerë, Agim Binaku ishte njëri nga emrat më të njohur dhe më të përfolur të gazetarisë sportive në Kosovë e më gjerë, shkruan GazetaBlic.

Ai është ndarë nga jeta ditën e sotme, në moshën 62-vjeçare, pas një sëmundje për të cilën u raportua se kishte lidhje me mushkëri.

Ai ka lënë pas vetes edhe një djalë i cili po ashtu është i njohur për opinionin shqiptar.

Fjala është për Milot Binakun, i cili me profesion është muzikant.

Për ju që nuk e dini, Milot Binaku njihet për lidhjen që ka pasur me këngëtaren, Genta Ismajli nga edhe ka marrë famën si “Burri i Gentës”.

Tani ai është i martuar me Vjosa Shehun – me të cilën ka një vajzë.

SHPËRNDAJE