A e kishte ditur Sokoli për sëmundjen para se të merrte drejtimin e FC Prishtinës?

Në një konferencë të jashtëzakonshme të thirrur për media nga FC Prishtina u bë e ditur që Bylbyl Sokoli nuk do të vazhdojë të jetë më kryetrajner te klubi kryeqytetas.

Sokoli i cili ishte emëruar më 4 shtator si shef i shtabit teknik dha dorëheqje për arsye shëndetësore.

Madje, Sokoli përmendi vazhdimisht në konferencën për shtyp presionin i cili nuk ka ekzsituar për tu larguar nga klubi, por vetëm arsyet shëndetësore.

“Përpara se të vija te FC Prishtina kam patur disa kontrolla dhe analiza dhe ato nuk kanë treguar që duhet të operohem në urgjencë. Nuk ka të bëjë me presion të askujt dhe asgjë tjetër, por vetëm për arsye shëndetësore. Klubi lufton për titullin kampion dhe nuk guxon të mbetet për asnjë ditë tjetër pa trajner”, deklaroi Sokoli.

“Profa” shkëputi kontratën me klubin, derisa nuk pohoi ose mohoi se do ta marrë ndonjë klub tjetër pas dy muajsh.

FC Prishtina ka reaguar menjëherë duke emëruar trajnerin e ri të skuadrës, Armend Dallkun.

SHPËRNDAJE