A e përkrah VV një Qeveri Teknike? Kjo është përgjigja e Konjufcës

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca ka folur për mundësinë e një Qeverie Teknike.

Ai ka theksuar se Vetëvendosje është kundër kësaj qeveri.

“VV e përjashton Qeverinë Teknike”, tha ai në emisionin “Desku” në KTV.

Sipas tij, Vetëvendosje e ka liderin e saj të etabluar dhe është fituese e zgjedhjeve, prandaj është kundër një qeverie teknike.

“Nuk duhet të ndodhë një qeveri teknike, sepse një qeveri e dobët do të shkonte në negociata, dhe kjo do të ishte e gabuar dhe shumë e rrezikshme”, tha ai.

Sipas tij, edhe nëse do të ketë qeveri një teknike, atëherë do të duhej të pezulloheshin negociatat në atë kohë.

Konjufca ka theksuar se vetëm një Qeveri e vërtetë do të mund të ishte e gatshme për negociata me Serbinë.

SHPËRNDAJE