A është ndarë VV dhe në cilin grup janë dy nga deputetët e kësaj partie, flasin ata vet (FOTO)

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Besa Baftiu , ka komentuar situatën aktuale në Vetëvendosje.

Baftiu e cila fillimisht refuzoi të përgjigjet tha se mund të pyesin zyrën për informim por në fund pohoi se në VV nuk ka ndarje.

Ajo ka thënë se pavarësisht deklaratave të shumta prapë nuk sheh ndarje në partinë e saj.

“Ju mundeni më informu zyra e informimit është në qendër të Lëvijzes Vetëvendosje këtu për gjithçka që ju intereson.

Nuk ka ndarje, ka deklarata e ne krejt i dimë mirëpo ndarje nuk ka”, ka deklaruar ajo, raporton Gazeta Blic.

Në anën tjetër “Gazeta Blic”, ka kontaktuar edhe me deputetin Sali Salihu i cili ka thënë se kjo çka po ndodh me Vetëvendosjen është gjë e keqe për Kosovën e edhe për këtë subjekt.

I pyetur se në cilin krahë është ai të Kurtit apo Molliqaj, Salihu ka refuzuar të përgjigjet duke thënë se ai është me Vetëvendosjen.

 “Çfarë të them mirë nuk është por shpresoj që do të tejkalohen, besoj që do të tejkalohen por nëse jo atëherë keq është për Kosovën në përgjegjësi, keq është edhe për Vetëvendosjen. Unë jam me Vetëvendosjen”, është shprehur ai.

Ndërkohë kujtojmë se përçarja në Lëvizjen Vetëvendosje filluar kur u publikua biseda private e deputetëve të kësaj partie në platformën komunikuese “Viber”, ku shihej qartë ofendimi që deputetja Aida Dërguti i bëri tashmë kryetarit të partisë Albin Kurti e cila e quajti ‘mut’, atë.

Pas kësaj u kërkua dorëheqja e Dërgutit, ajo dha dorëhejqje dhe pas kësaj erdhën dorëheqjet e njëpasnjëshme në këtë parti, duke filluar nga ish-kryetari, Visar Ymeri, deputet Dardan Sejdiu, Shqipe Pantina, Frashër Krasniqi, Faton Topalli, Qëndron Kastrati, Zgjim Hyseni etj.

Ndërsa vetëm në ditën e djeshëm nga Vetëvendosje u largua 40 aktivistë të zëshëm.

Për të mos mjaftuar kjo tashmë është më së e qartë që Vetëvendosje është ndarë në dy grupe ai siç po njihet në opinion si krahu i Molliqajt dhe krahu i Kurtit.

Ndryshe, ish-sekretari organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj, është shprehur thellësisht i bindur se partia e tij do të ndahet.

Menjëherë pas një interviste të kreut të VV-së, Albin Kurti, në Radiotelevizionin e Kosovës, Molliqaj ka thënë se ka pasur shpresë që mosmarrëveshjet në parti do të mund të kalohen, deri më sot.

Por, ai ka thënë se pas intervistës së Kurtit, gjatë së cilës ai ka flirtuar me PDK-në dhe Kadri Veselin, ai nuk sheh më shpresë se VV mund të qëndrojë e bashkuar.

Molliqaj ka thënë se është 99 për qind i sigurt se Vetëvendosje do të ndahet.

“A ka shpresë? Nëse mbrëmë kam thënë publikisht se ka 2 për qind shpresë, sot mendoj që është më pak se 1 për qind shpresë”, është shprehur ai.

Ndërsa, Albin Kurti ka dhënë detaje lidhur me pikënisjen e problemeve që quan në dorëheqjen e ish-sekretarit organizativ, Dardan Molliqaj.

Kurti në një intervistë ekskluzive për emisionin ‘Jeta në Kosovë’ ai tha se Molliqaj gjithmonë kishte parapëlqyer të jetë deputet sesa pjesë e strukturës organizative të Lëvizjes Vetëvendosje.

“Së pari ai nuk më është dukur asnjëherë se e ka pasur gatishmërinë dhe interesimin që të diskutohet rrënjësisht kjo çështje e organizatës. Është dashur vazhdimisht që unë ta shtyj si pikë shtesë të rendit të ditës por unë kam qenë kundër dorëheqjes së tij. Unë kam qenë që të bëhet diskutimi për organizatën sa ai është sekretar meqë ai e njihte organizatën më së miri.

Ai përfundimisht vendosi që të kandidoj për deputet, pra të bartet ashtu siç ishte përmbajtësish edhe formalisht në regjistrin përfaqësues dhe jo organizativ”, tha Kurti.

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti ditë më parë kishte thënë se në Vetëvendosje nuk ka ndarje, ka vetëm dorëheqje nga pozita të caktuara të këtij subjekti.

SHPËRNDAJE