A ja huqi sërish Atifete Jahjaga me ndeshjen Kosovë-Maltë?

Një muaj më parë ish-presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga bëri një gafë mjaft të madhe, derisa publikoi një fotografi të shkrepur në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.

Kombëtarja e Kosovës po zhvillonte lojën me Ishujt Faroe, por ish-presidentja kishte menduar se loja po zhvillohej me Azerbejxhanin.

Ish-presidentja Jahjaga, ishte edhe sonte në mesin e shumë tifozëve, derisa u zhvillua edhe loja mes Kombëtares së Kosovës dhe Maltës, por kësaj radhe, ajo ka qenë më mirë e informuar.

Ajo ka shkrepur disa fotografi përsëri në stadium, dhe kësaj radhe ajo ka vënë mbishkrimin e saktë se kush po luan.

Më poshtë mund t’i shihni imazhet e shpërndara nga Atifeta Jahjaga në profilin e saj ‘Instagram’./Gazeta Blic./

SHPËRNDAJE