A ju kujtohet Dafina Rexhepi? Kështu duket ajo tani

A e mbani mend Dafina Rexhepin, kështu duket ajo tani.

Ka kaluar shumë kohë prej që këngëtarja Dafina Rexhepi ka pauzuar nga muzika. Edhe pse nuk është parë në ndonjë klip ose intervistë televizive emri i saj është i njohur dhe në kujtesën e publikut ende janë këngët e saj.

Me zërin e saj të mahnitshëm Dafina arriti që për një kohë shumë të shkurtër ta bëjë për vete publikun shqiptar.

Ndër këngët që u pëlqyen më së shumti janë bashkëpunimet me Etnon e gjithashtu edhe duetin me KAOS.

26-vjeçarja aktualisht është duke jetuar në Gjermani dhe jetën e saj personale vazhdon ende ta mbajë shumë private. Në disa fotografi të publikuara në rrjetet sociale duket se bukuria dhe ëmbëlsia në fytyrën e saj nuk ka ndryshuar aspak.

SHPËRNDAJE