A ju kujtohet Skënderbeu tek seriali ‘Mahmutovitët dhe Rexhepovitët’, ja çka bën ai sot

Profesione krejtësisht të kundërtaTë gjithë e njohin Shkumbin Istrefin, si njëri ndër producentët dhe artistët më të suksesshëm në trojet shqiptare.

Por, rrugëtimi i suksesit të artistit kishte edhe kthesa të tjera. Istrefi përmes një statusi në Facebook ka treguar disa nga punët që kishte bërë para se të arrinte sot këtu ku është.

Kamarier, enë-larës, depoist, janë vetëm disa nga punët që bënte dikur artisti në fjalë. “Kam punuar si ene-lares ne Londer 3 muaj, pastaj kamarier afersisht 1 vjet, shkruan Veriu.info

Kur jam kthyer ne Prishtine, krahas studimeve ne aktrim, kam punuar depoist ne depo te ngjyrave dhe llaqeve (te daja im), pastaj kamarier ne kafiqa ne Prishtine dhe me vone e hapa nje kafiq ku pervec banakut dhe kamarierit, poashtu kam lare gota dhe pastruar WC-ne.

Keto pune me kane bere ky qe jam, dhe jam fort i kenaqur me kete qe jam.
Eshte interesant po nuk e ndij veten aspak inferior ndaj askujt, bile edhe kur kam problem me u shpreh ne anglisht nganjehere”, ka shkruar Istrefi në statusin e tij.

 

 

 

SHPËRNDAJE