A ju kujtohet “Zana” e ‘Familjes Moderne’? Ja si duket ajo tani

Aktorja ka vazhduar ta ruaj bukurinë e saj.

Yllka Gashi, apo siç njihet me rolin e “Zanës” në serialin vendor “Familja Moderne”, me stilin e saj të veçantë që kishte arriti që brenda një kohe të shkurtë të bëhej e njohur për publikun kosovar.

Edhe pse më nuk është prezente në seriale, ajo ende mbahet mend nga shikuesit e “Familjes Moderne” si vajza e vogël e “Dinit” dhe “Dritës”, e cila u largua nga familja e saj për të studiuar jashtë vendit, shkruan rtv21.tv

Yllka Gashi apo siç njihet “Zana”, është aktive edhe në rrjetet sociale me ç ‘rast mban edhe një numër të madh të fansave.

Aktorja ka korrur shumë sukses edhe me shfaqjet në teatër, dhe serialeve vendore.

“Zana” tani është e martuar me Albian Gagicën, të cilët së bashku kanë një vajzë që e pagëzuan me emrin Nina.

Më poshtë do të ju sjellim disa imazhe të aktores jashtë rolit të “Zanës”.

Ndryshe, aktorja e dashur kosovare, ka disa vite që jeton në Amerikë me bashkëshortin dhe vajzën e saj. /21Media

SHPËRNDAJE