A ju ndodh t’ju vijnë periodat më herët se ç’duhet? Këto mund të jenë arsyet

Çdo femër se paku një herë në jetë, përballet me çrregullime të periodave. Arsyet e këtyre çrregullimeve mund të jenë të ndryshme, duke filluar nga ndryshimi i dietës deri te ndonjë problem patologjik. Gjithsesi më poshtë janë 5 arsyet kryesore pse periodat ju kanë ardhur më herët:

1.Barnat

Mjekët tregojnë se nëse gjatë muajit jeni përballur me ndonjë grip apo problem tjetër shëndetësor dhe keni përdorur barna, atëherë duhet të përgatiteni, që periodat do t’ju çrregullohen.

2.Dieta

Nëse kohëve të fundit keni ndryshuar orarin apo listën e ushqimeve, që i konsumoni ju do të përballeni me një çrregullim të ciklit. Funksionimi i sistemit të riprodhimit ndryshon në proporcion me mënyrën e të ushqyerit.

3.Pilula emergjente

Nëse keni marrë një pilulë kundër shtatzënisë përpara ciklit atëherë pritet, që periodat të vijnë më herët se që e keni përcaktuar.

4.Menopauza

Nëse jeni në kohën e menopauzës, do të përballeni me një çrregullim drastik të ciklit.

5.Stresi

Një ndër faktorët më të rëndësishëm në çrregullimin e ciklit menstrual është stresi. Luhatja e hormoneve, që shkaktohet nga stresi ndikon edhe në ardhjen më të hershme të ciklit. /Gazeta Express.

SHPËRNDAJE