A ka ndryshuar qëndrim për demarkacionin Donika Kadaj-Bujupi? Përgjigjen e thotë vetë ajo

Deputetja Donika Kadaj-Bujupi, nuk ka preferuar të flasë rreth asaj që në media u tha që kjo deputete do ta votojë demarkacionin.

Ajo në një përgjigje të shkurtë dhënë “Gazeta Blic”, tha se nuk dëshiron t’i komentoj këto lajme.

“Nuk dua t’i komentoj këto lajme se çfarë kanë shkruar ato”, tha ajo.

Ndërsa e pyetur se a ka ndryshuar qëndrim për demarkacionin, ajo tha që do të shihet të mërkurën.

“Ditën e mërkurë do të shihet”, u përgjigj deputetja.

Kujtojmë që koalicioni qeverisës nuk i ka 2/3 e votave për të kaluar kjo marrëveshje.

Dhe për këtë duhen edhe 2 ose 3 vota të Vetëvendosjes, apo Listës Serbe.

Megjithatë, Vetëvendosje përmes një komunikatë për media ka bërë të ditur se ky subjekt politik do ta kundërshtojë këtë marrëveshje, e cila sipas tyre është e dëmshme ku Kosova humb mbi 8 mijë hektar.

Por gjatë ditës së sotme, ishte vetë kryetari i Kuvendit të Kosovës i cili ka paralajmëruar se disa deputetë të VV-së do ta votojnë demarkacionin.

“Dihet një fakt se Lëvizja Vetëvendosje, përveç segment të caktuar që ka një gatishmëri ndoshta individuale të votohet demarkacioni, të shohim ditën e mërkurë, është edhe Lista Serbe e cila ende nuk e ka shprehur qëndrimin e vet”, ka thënë Veseli.

Seanca për demarkacion do të mbahet ditën e mërkurë në ora 10:00.