A mori ftesë Ramush Haradinaj nga Isa Mustafa?! Flet Pal Lekaj

Pak para se të fillojë mbledhja e Këshillit Drejtues të AAK-së, nënkryetari i kësaj partie, Pal Lekaj në një prononcim për T7 ka thënë se Ramush Haradinaj ende nuk ka marrë ftesë për takim me kreun e LDK-së, Isa Mustafën.

“Haradinaj cdo herë mund të takohet me liderët e subjekteve politike, nuk ngurron në këtë drejtim. Por, AAK nuk ka marrë ende ftesë”, ka thënë Lekaj.

Ndryshe në ora 12:00 pritet që të fillojë mbledhja e Këshillit Drejtues të AAK-së, ku edhe do të zyrtarizohet vendimi për një koalicion të mundshëm më PSD-në, e Shpend Ahmetit.

Nga AAK, deputeti Muharrem Nitaj ka thënë pak më parë se është diskutuar për një takim të mundshëm, por, që ende nuk është zyrtarizuar dita ose ora.

Isa Mustafa, kreu i LDK-së u takua sot me Shpend Ahmetin e PSD-së, derisa, në ora 12:30 do të takohet me kreun e Nismës SocialDemokrate, Fatmir Limajn.

SHPËRNDAJE