A mund ta besoni se kush dha dorëheqje në Kosovë?

Ylber Çitaku ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga pozita e kryeshefit Ekzekutiv të Ndërmarrjes Publike “Stacioni i Autobusëve” në Prishtinë, pasi është arsyetuar se i ka munguar mbështetja institucionale.

Në një shkresë që ka siguruar Insajderi, dëshmohet se Çitaku ka paraqitur sot pranë Bordit të Ndërmarrjes së “Stacionit të Autobusëve” në Prishtinë, dorëheqjen nga pozita e kryeshefit.

“Jap dorëheqje të parevokueshme nga pozita e Kryeshefit Ekzekutiv”, thuhet në letrën që Çitaku u ka dërguar anëtarëve të bordit të ndërmarrjes.(Kliko mbi linkun e mëposhtëm dhe shiko pamjen e plotë ⤵)

Arsyeja e dorëheqjes, sipas Çitakut, ka qenë sabotimi i punës së tij nga institucionet.

“Mungesa e mbështetjes institucionale (deri në sabotim) e bënë të pamundur vazhdimin e kryerjes së detyrave dhe përgjegjësive të KE, sipas kontratës së punës dhe ligjeve të aplikueshme në Republikën e Kosovës”, ka thënë Çitaku në letrën e tij drejtuar Bordit të “Stacionit të Autobusëve”.

Në letrën e dorëheqjes, ish-kryeshefi Ekzekutiv i Ndërmarrjes Publike “Stacioni i Autobusëve” ka falënderuar punëtorët e ndërmarrjes. “Krejt në fund i falënderoj të gjithë ata që për këto dy vite ofruan bashkëpunim korrekt e profesional duke filluar nga anëtarët e BD, pjesëtarët e stafit dhe bashkëpunëtorët e jashtëm”.

Çitaku është anëtar i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK). Ai kishte kandiduar për asamblist të Kuvendit Komunal të Prishtinës në radhët e kësaj partie, në Zgjedhjet Lokale të 22 tetorit.

SHPËRNDAJE